Pushimet Zyrtare 2026

  • Facebook
  • X
  • X

Kalendari i festave zyrtare për vitin 2026 në Shqipëri shërben si një orientim i rëndësishëm për qytetarët, institucionet publike, shkollat, bankat dhe bizneset. Ketu përcaktohen ditët kur puna ndërpritet për shkak të festave kombëtare, fetare dhe kulturore, duke ndihmuar në planifikimin e pushimeve, udhëtimeve apo angazhimeve familjare gjatë vitit.

Festat zyrtare pasqyrojnë ngjarje me rëndësi historike, tradita të vendit dhe ditë të veçanta për komunitetet fetare në Shqipëri. Një rregull i rëndësishëm zbatohet kur një festë bie në fundjavë: dita e pushimit kalon në ditën e parë të punës pasardhëse, zakonisht të hënën. Kur dy festa përkojnë radhazi me fundjavën, kompensimi mund të vijojë edhe të martën.

Datat e pushimeve zyrtare 2026:

  • 1 Janar – Festa e Vitit të Ri
  • 2 Janar – Festa e Vitit të Ri
  • 16 Mars – Dita e Verës (e zhvendosur nga 14 mars, ditë e shtunë)
  • 20 Mars – Dita e Bajramit të Madh
  • 23 Mars – Dita e Nevruzit (e zhvendosur nga 22 mars, ditë e diel)
  • 6 Prill – E diela e Pashkëve Ortodokse (e zhvendosur nga 5 prill, ditë e shtunë)
  • 1 Maj – Dita e Punëtorëve
  • 27 Maj – Dita e Kurban Bajramit
  • 7 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës (e zhvendosur nga 5 shtator, ditë e shtunë)
  • 23 Nëntor – Dita e Alfabetit (e zhvendosur nga 22 nëntor, ditë e diel)
  • 30 Nëntor – Dita e Pavarësisë (e zhvendosur nga 28 nëntor, ditë e diel)
  • 1 Dhjetor – Dita e Çlirimit (e zhvendosur nga 29 nëntor, ditë e diel)
  • 8 Dhjetor – Dita e Rinisë
  • 25 Dhjetor – Festa e Krishtlindjeve

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij artikulli, në përputhje me nenin 80 të Ligjit nr. 35/2016 për të Drejtën e Autorit.